Historia e dashurisë mes Fabjola Elezaj dhe Adion Puka vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të Ferma VIP 3.
E ftuar së fundmi në emisionin “Kurthin e Pitër Pan”, Fabjola foli për jetën e saj personale dhe për raportin me artistin nga Gjakova, me të cilin nisi një histori dashurie gjatë qëndrimit në fermë.
Gjatë intervistës, ajo u përball me një pyetje që lidhej drejtpërdrejt me të ardhmen e saj dhe mundësinë për të lënë Tiranën për hir të dashurisë.
“Ti do ta lije Tiranën për Prishtinën?”, ishte pyetja që iu drejtua.
Përgjigjja e saj ishte e menjëhershme dhe mjaft romantike.
“Unë jo Tiranën, jo Prishtinën, për dashurinë lë gjithçka sepse shtëpia është aty ku është zemra, ku është dashuria”, u shpreh Fabjola.
Ajo vazhdoi më tej duke theksuar se për të vendndodhja nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për personin që do.
“Kështu që kudo që të jetë zemra ime, do jem edhe unë edhe shtëpia ime”, shtoi ajo.
Lidhja mes Fabjolës dhe Adionit ishte ndër më të komentuarat gjatë Ferma VIP 3. Në fillim, raporti i tyre hasi në rezerva nga familjarët e saj, veçanërisht pas hyrjes së vëllait në fermë, por me kalimin e kohës duket se situata ka ndryshuar tërësisht.
Sot, çifti po shijon historinë e tyre larg kamerave, ndërsa mbështetja nga familja dhe publiku duket se është më e madhe se kurrë.

