Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka thyer heshtjen në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, duke ndarë versionin e tij të historisë lidhur me ndarjen nga këngëtarja Violeta Kukaj dhe marrëdhënien e tensionuar me fëmijët.
Në këtë rrëfim, ai zbulon detaje që hedhin dritë mbi një dramë familjare të thellë dhe komplekse.
Gjatë intervistës, Retkoceri përshkruan raportet familjare nga këndvështrimi i tij, duke hedhur akuza të forta se distanca mes tij dhe djalit, Malit, është pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të ish-bashkëshortes. Ai thekson se situata është bërë e papërballueshme për të dhe fëmijët e tij.
Akuzat për “komandim” të djalit
Sipas pretendimeve të Faikut, Mali nuk ka refuzuar ta takojë atë me dëshirë të plotë, por për shkak se “nuk guxon” nga e ëma. Ai e përshkruan situatën e djalit si një jetesë nën urdhra strikte, duke e cilësuar këtë si një pengesë të madhe për komunikimin e tyre.
“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte, por nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës,” është shprehur ai në intervistë, duke insistuar se ky është shkaku i vetëm i mungesës së komunikimit.
Faiku gjithashtu përmend se familja kishte jetuar në harmoni të plotë para se të fillonin problemet. Ai thekson se këngëtarja ishte trajtuar me respekt maksimal nga ai dhe familjarët e tij, por sipas tij, situata ndryshoi papritur, duke sjellë tensione të mëdha.
“Fëmijët kanë jetuar si pëllumba… Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia,” ka deklaruar Retkoceri, duke ia faturuar asaj përgjegjësinë për ndryshimin e klimës në shtëpi dhe për ndarjen e familjes.
Sa i përket arsyes konkrete të krizës martesore, Faiku pretendon se zanafilla ishte ekonomike. Ai thotë se problemet nisën gjatë një renovimi shtëpie, ku ishin hasur vështirësi në shlyerjen e kredisë, gjë që sipas tij çoi në krisjen e marrëdhënies dhe përfundimisht në ndarje.
Mesazhi i gjyshes
Pjesë e këtij prononcimi ishte edhe nëna e Faikut (gjyshja e Malit). Ajo u shpreh se ndjen mall për nipin e saj, duke lënë mënjanë akuzat për të dhënë një mesazh mbështetjeje. Ajo shprehu dëshirën që Mali të dalë fitimtar në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”.