Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku ndau detaje interesante rreth projekteve të tij të fundit dhe jetës personale, duke lënë gjithashtu hapur mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”.
Me një karrierë që ka arritur kulmin, Sardi ka sjellë dy projekte të reja, “Për ty dehem” dhe “Ti shko”, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Ai shprehu optimizëm për këto projekte, por gjithashtu theksoi se ka pritshmëri të larta për vitin 2026.
I pyetur për arsyet e tërheqjes së tij nga daljet televizive, Sardi shpjegoi se ndjen një ngarkesë emocionale nga ekspozimi i tepërt.
Ai theksoi se ndonjëherë, kjo mund të krijojë tensione dhe hatërmbetje mes kolegëve.
“Krion hatërmbetje nëse shkon diku e diku tjetër jo. Nuk i kam shumë qejf daljet televizive, as kamerat.
Dikur pija kafe kudo dhe nuk më njihnin, ndërsa tani kjo pjesë e ekspozimit më bezdis pak,” tha ai, duke shprehur dëshirën për të mbajtur një profil më të ulët.
Kur u pyet për ndjenjën e realizimit personal, Sardi u shpreh se është gjithmonë kritik ndaj vetes.
Ai pranoi se ndihet i kënaqur me arritjet e tij, por gjithashtu theksoi se është në natyrën e tij të kërkojë më shumë.
“Jam natyrë që nuk kënaqem kollaj.
Ndihem i kënaqur, por jo plotësisht.
Të jem 100% i kënaqur është e vështirë,” theksoi ai, duke treguar se ambicia e tij është një motor që e shtyn përpara.
Një nga pyetjet më të diskutuara nga ndjekësit ishte nëse do ta shohim Sardi-n në “Big Brother VIP”.
Ai e la këtë çështje të hapur, duke krijuar një atmosferë misteri rreth mundësisë së tij për t’u bashkuar me këtë format të njohur televiziv.
“Ta lë kështu të hapur… Po më provokonte një shok dhe më tha që kishte dëgjuar disa informacione sikur do jem pjesë e ‘Big Brother’.
E bëj shpesh që i ngacmoj njerëzit.
Do e shihni,” përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka është e mundur në botën e showbiz-it.
