Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte hatërmbetje.
Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.
Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.
“Pamfleti.net” flet mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve.
Sipas të njëjtit burim, situata mes tyre ka qenë aq e rëndë sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.
Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë.
Pra duket se situata është përshkallëzuar dhe vajzat nuk e kanë lënë më vetëm tek fjalët konfliktin.
Edhe ditën e sotme, në emision shihej ftohtësia mes moderatoreve dhe Blendi përpiqej shumë të mbante një ekuilibër mes të dyjave.
Çfarë të fshihet vallë?!
