Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku analisti Albatros Rexhaj dhe gazetarja Klodiana Lala kanë shkëmbyer akuza të ashpra.
Debati ka marrë një kthesë dramatike kur Lala ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila e kishte akuzuar atë për lidhje me agjentët serbë. Kjo deklaratë ka ndezur tensionet në studio, duke e bërë debatin më të nxehtë se kurrë më parë.
Rexhaj ka ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e Lalës, duke e sfiduar atë për të sqaruar pozitat e saj. Gazetari Blendi Fevziu, i pranishëm në studio, ka ndërhyrë për të kërkuar që debati të mbahej brenda kufijve të etikës profesionale.
Pjesë nga debati në studio:
Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…
Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.
Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.
Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.
Rexhaj: Ti e normalizove o shok.
Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.
Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.