Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gerta dhe Valbona nuk kanë arritur ta zgjidhin konfliktin mes tyre, por përkundrazi, situata ka shpërthyer në tensione edhe më të mëdha.
Kjoe fizike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që ndjekin emisionin, duke ngjallur polemika të shumta dhe diskutime në rrjetet sociale.
Pas caktimit të Gertës si liderja e kësaj jave, ajo ka filluar të ndajë detyrat e shtëpisë. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe disa banorë kanë kundërshtuar shpërndarjen e tyre, duke krijuar një atmosferë tensioni.
Ndërsa Gerta përpiqej të ishte autoritare, disa prej banorëve të tjerë e kritikuan hapur veprimin e saj, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të udhëhequr.
Papritur, Valbona iu afrua Gertës me një qëllim të dukshëm, duke e përqafuar. Ky veprim u interpretua si një përpjekje për t’i treguar Gertës mbështetje, por ngjarjet morën një kthesë të papritur kur Gerta e kapërci Valbonën për flokë.
Kjo situatë ishte vetëm fillimi i një serie ngjarjesh të papara që do të pasonin.