Web Analytics
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
5 C
Pristina

Përplasje në ekran: Rrushe Zyba zbulon tensionet me Brikendën

Modelja Rrushe Zyba, e ftuar së fundmi në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ka ndarë me sinqeritet përvojat e saj nga gara “Supernova”, duke përfshirë tensionet me konkurrentet e saj.

Ajo ka folur hapur për sfidat dhe emocionet që ka përjetuar gjatë këtij rrugëtimi të vështirë.

Rrushe, e cila nuk arriti të fitonte, theksoi se përvoja e saj në këtë garë ka qenë e paharrueshme.

Ajo e përshkroi këtë periudhë si një mundësi për të rritur vetëbesimin dhe për të shijuar çdo moment të saj.

Mbështetja e familjes ka qenë një faktor kyç për Rrushen gjatë gjithë kohës së garës.

Ajo shprehu mirënjohje për ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se kjo ka ndikuar pozitivisht në përvojën e saj.

“Si eksperiencë ka qenë e mirë, familja më ka suportuar, besuar shumë,” tha Rrushja, duke theksuar se ka qenë e sinqertë dhe vetvetja gjatë gjithë pjesëmarrjes në garë.

Megjithatë, intervista mori një kthesë të papritur kur u diskutua për marrëdhënien e saj me koleget, sidomos me Brikendën.

Rrushja nuk hezitoi të shprehte mendimin e saj të fortë për Brikendën, duke e quajtur atë “fake”.

Ajo konfirmoi se raporti mes tyre është ndërprerë plotësisht, duke theksuar se nuk kanë më kontakte të afërta dhe madje kanë hequr njëra-tjetrën nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Rrushja, e cila është e njohur për karakterin e saj të fortë, nuk ndali me kaq.

Ajo kishte edhe më shumë për të thënë rreth situatës dhe marrëdhënieve të saj me koleget e tjera, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe kurioziteti.

Ndiqni intervistën e saj në materialin më poshtë! /Prive

Nga Rubrika