Përplasje publike mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës: Një foto e rreme shkakton tension

Një debat i nxehtë ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një fotografie të manipuluar që ka lidhje me këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe artistin Gjergj Leka.

Ngjarja nisi kur një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale u shpërnda, ku pretendonte se Presidenti i Republikës kishte akorduar Çiljetës titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Ky lajm, megjithatë, rezultoi të ishte një mashtrim i plotë.

Reagimi i parë erdhi nga Gjergj Leka, i cili e quajti këtë postim “sarkazma e vitit”, duke theksuar se nëse lajmi do të ishte i vërtetë, do të ishte një ditë e turpshme për presidentin shqiptar.

Pas këtij komenti, Çiljeta reagoi me një përgjigje të qartë, duke shpjeguar se nuk kishte marrë asnjë dekoratë dhe se fotografia ishte e manipuluar. Ajo e kritikoi Leka-n për mënyrën se si kishte reaguar, duke e quajtur të turpshme që një artist të shprehej në atë mënyrë.

“Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef,” tha ajo.

Debati vazhdoi me një tjetër reagim nga Gjergj Leka, i cili theksoi se ndante vlerësimin për njeriun dhe atë për kontributin artistik. Ai shprehu shqetësimin për ndryshimin e shijes muzikore të Çiljetës dhe për mënyrën se si ajo e përjeton jetën e saj artistike.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar,” tha ai.

Nga Rubrika