Një tjetër largim i papritur ka ndodhur në spektaklin Ferma VIP.
Fermerja Gresa Sekiraqa ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e saj në fermë, duke kërkuar vetë largimin nga gara.
Pas shumë emocionesh dhe presionit të vazhdueshëm brenda shtëpisë, Gresa duket se nuk ka mundur më të vazhdojë eksperiencën.
Ajo ka shprehur dëshirën për t’u larguar, vendim që më pas është konfirmuar edhe zyrtarisht, shkruan InfoKosova.
Largimi i saj ka surprizuar banorët, të cilët nuk e pritën një vendim të tillë nga fermerja.
Disa prej tyre janë shfaqur të prekur emocionalisht, ndërsa të tjerë janë munduar ta bindin që të mos largohej.
Gresa ishte një nga fermeret që shpesh kishte sjellë dinamika dhe diskutime brenda fermës, duke u kthyer në një personazh të komentuar nga publiku.
Megjithatë, duket se ngarkesa emocionale dhe situatat e krijuara në lojë ndikuan në vendimin e saj final.
Me largimin e Gresës, gara në “Ferma VIP” vazhdon me më pak një konkurrente, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndryshojnë raportet mes fermerëve në ditët në vazhdim./InfoKosova/
