Web Analytics
E premte, 21 Nëntor, 2025
14.1 C
Pristina

“Plagë që s’shërohet” – Aksidenti tragjik që ia mori nënën dhe motrën Elijonës së BBVK-së

Influencerja Elijona Binakaj, banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, po fiton zemrat e publikut me sjelljen e saj të thjeshtë, të edukuar dhe me energjinë pozitive që e transmeton brenda shtëpisë.

Pavarësisht se ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e formatit, komentet në rrjet po shkojnë të gjitha në favor të saj.

Por pas buzëqeshjes dhe karakterit të qetë, Elijona mbart një histori të thellë dhimbjeje. Në vitin 2021, ajo përjetoi një humbje të madhe familjare, kur nëna dhe motra e saj u ndanë nga jeta tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Kjo ngjarje shënoi përgjithmonë jetën e saj, duke lënë prapa një plagë që, sipas saj, “nuk shërohet kurrë”.

Në atë kohë, Elijona publikoi një postim prekës në Instagram, ku shihej ulur pranë varreve të dy të dashurave të saj.

Fjalët e saj rrëqethëse shprehën gjithë dhimbjen dhe mallin e pashuar:

“Vdekja ju mori shumë herët duke na lënë një plagë që nuk shërohet kurrë. Ju ishit krenaria dhe gëzimi i familjes sonë.

Ju përkujtojmë me shumë mall dhe dashuri.”

Sot, me mbi 110 mijë ndjekës, ajo vazhdon të rrëfejë veten përmes punës, mirësisë dhe energjisë së pastër që e karakterizon.

Për shumë fansa, Elijona përfaqëson forcën e një vajze që ka ditur të ngrihet mbi dhimbjen dhe të ecë përpara me dinjitet dhe buzëqeshje.

💬 Publiku tashmë e sheh jo thjesht si konkurrente, por si një vajzë që ka shumë për të dhënë brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVK-së.

Nga Rubrika