Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore.
Në njoftim thuhet se, policia ka arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare).
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/