Web Analytics

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij [Foto]

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka publikuar fotot me armët dhe materialet e ndryshme ushtarake të sekuestruara në veri të vendit në dhe afër manastirit të Banjskës.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

Policia e Kosovës thotë se nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare./Telegrafi/

Shiko Fotot:

Të FUNDIT