Neda dhe Ogreni, një nga çiftet më të njohura të ekranit shqiptar, kanë vendosur të ndahen pas një dekade martesë, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tyre personale.
Njohja e tyre nisi në vitin 2010, kur të dy ishin pjesëmarrës në spektaklin e njohur ‘Big Brother Albania’.
Pas një periudhe flirtimi dhe dashurie, ata u martuan në vitin 2015, duke u bërë një nga çiftet më të përfolur në mediat rozë.
Gjatë kësaj martese, ata janë bekuar me dy djem, Serzh dhe Zai, si dhe një vajzë.
Ndonëse jeta e tyre familjare ka qenë kryesisht private, Neda ka ndarë herë pas here momente të veçanta nga kjo rrugëtim në media, duke e bërë historinë e tyre edhe më interesante.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër sfida të shumta, dhe në një intervistë të fundit, Neda pranoi se situata mes tyre ka qenë e tensionuar.
Ajo theksoi se ndarja ishte një vendim i domosdoshëm për të dy, duke e pranuar se nuk është hera e parë që përballen me probleme të ngjashme.
“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë.
Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se kriza në marrëdhënien e tyre ka qenë e vazhdueshme.
Neda gjithashtu theksoi se prioriteti i saj mbetet fëmijët, dhe se dëshiron të menaxhojë këtë moment me privatësi.
“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë,” shprehu ajo.
Pas njoftimit të divorcit, çështja është regjistruar në gjykatë, dhe palët kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc.
Kjo tregon një qasje të pjekur dhe të menduar nga të dy, duke synuar një ndarje sa më paqësore.
Ndërkohë, kujtimet e së kaluarës mbeten të gjalla, kur Neda fliste për dashurinë e tyre dhe sekretin e qëndrueshmërisë së marrëdhënies.
Ajo kishte theksuar se dashuria kërkon punë të vazhdueshme dhe vullnet për të ecur përpara, por duket se për ta, ky kapitull ka marrë fund.
Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët.
Ndonëse në fshehtësi, duket se dyshja ka kaluar disa vite të vështira, me shumë ulje dhe ngritje.
Vetëm pak vite më parë, Neda fliste për këtë raport dashurie, duke zbuluar edhe sekretin e raportit të fortë që kishin.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, shprehej atë herë Neda, duke zbuluar se gjithçka mes saj dhe Ogrenit ishte në ditët më të mira të mundshme.
Por e gjithë romanca tashmë ka marrë fund dhe dyshja pritet të ketë një divorc të qetë, duke qenë se të dy, paraprakisht kanë përgatitur një kontratë marrëveshjeve.
