Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Së fundmi, çifti është shfaqur në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Mat me rastin e 104-vjetorit të themelimit të Burrel si qendër administrative.
Gjatë këtij aktiviteti, Blerta u pa me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar publikisht pritjen e ëmbël.
Vetëm pak kohë më parë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private.
