Web Analytics
E enjte, 4 Shtator, 2025
16.1 C
Pristina

Prishet raporti mes Shqipjs dhe Ardit?

Shqipe Hysenaj dhe Ard Gashi, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 2, janë përfolur shpesh për raportin e tyre të ngushtë që publiku e shihte si më shumë se miqësi.

Megjithatë, prej disa kohësh ndjekësit kanë vënë re një ftohje të dukshme mes tyre, sidomos në mungesën e mbështetjes publike në rrjete sociale.

Në një pyetje që iu drejtua në Instagram, Shqipja u pyet hapur pse nuk shihet më me Ardin dhe pse nuk ka përkrahje mes tyre në projekte.

Ajo u përgjigj: “Nuk e di se ku i merrni këto statistika, se me thënë të drejtën për projektet e mia qysh kam dalë nga Bigu e deri më sot s’mbaj mend ndonjë përkrahje publike nga ish-banorët. Personale po patjetër.”

Kjo deklaratë u pa nga shumë fansa si një konfirmim i heshtur se raporti i saj me Ardin nuk është më si dikur.

Në vend që të shuante zërat për një ftohje, përgjigjja e Shqipes i forcoi edhe më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

Një gjë mbetet e qartë: edhe pse mund të ketë respekt personal, në sytë e publikut miqësia e dikurshme mes Shqipes dhe Ardit duket se ka marrë një tjetër drejtim.

PROMO

Nga Rubrika