Një ngjarje e papritur ka tronditur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku tensionet mes banorëve arritën kulmin në një përplasje të fortë që rrezikoi të dilte jashtë kontrollit.
Shëndriti, Miri dhe Roberti ishin protagonistët e kësaj përplasje, e cila filloi nga një batutë e keqkuptuar që shkaktoi një reagim të menjëhershëm.
Një situatë që filloi si një shaka, shpejt u shndërrua në një debat të ashpër.
Shëndriti kishte përdorur shprehjen spanjolle “Hijo de puta”, e cila sipas tij ishte një referencë humoristike nga një personazh i njohur në serialin “Tevides”.
Megjithatë, interpretimi i kësaj shprehjeje nga djemtë e tjerë ishte krejt ndryshe, duke e marrë si një fyerje të rëndë.
Reagimi i Robertit ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, duke e quajtur Shëndritin “budalla” dhe duke e paralajmëruar me tone kërcënuese.
Ai e sfidoi atë duke thënë: “Luj tamam, në qoftë se s’don me lujt tamam ta kallxojmë ne bijtë e kujt jemi.”
Kjo situatë e tensionuar e bëri atmosferën akoma më të nxehtë.
Miri, nga ana e tij, iu afrua fizikisht Shëndritit, duke kërkuar llogari për fjalët e tij.
Ai e sfidoi atë me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ma thuaj edhe një herë”.
Kjo veprim e intensifikoi edhe më shumë tensionin mes banorëve.
Gjatë gjithë kësaj përplasje, Shëndriti përpiqej të qetësonte situatën, duke sqaruar se shprehja e tij nuk kishte qenë një ofendim personal, por një referencë humoristike.
Pavarësisht përpjekjeve të tij, banorët e tjerë mbetën të pakënaqur dhe situata vazhdoi të mbetet e tensionuar për disa minuta.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka shprehur mendimet e tij për këtë situatë.
Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë me ndonjë masë disiplinore pas këtij episodi të tensionuar brenda shtëpisë.