E shtunë, 19 Prill, 2025
9.7 C
Pristina

Profesori Baraliu: Seanca e Kuvendit duhej të vazhdonte për të arritur një zgjidhje

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka ofruar një analizë të thellë mbi dështimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shprehur bindjen se sot ishte një mundësi e krijuar për të votuar dhe se seanca duhej të kishte vazhduar për të arritur një rezultat të rëndësishëm për vendin.

Baraliu elaboroi se çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës dhe se sa e rëndësishme ishte vazhdimi i kësaj seance. “Kanë qenë 100, pra shumica e atyre që janë të pranishëm dhe që votojnë, dhe kjo shumicë është 51. Ajo ishte e mundshme të kalonte dhe do të ishte e natyrshme që të vazhdohej me mbledhjen. Logjika e vazhdimit të mbledhjeve është për të arritur në përfundim, që është konstituimi i Kuvendit,” shpjegoi ai.

Baraliu theksoi se është parim i rëndësishëm dhe normë e përcaktuar me rregullore që shumica e deputetëve të pranishëm që votojnë të jenë ata që shpallin vendimet, jo domosdoshmërish 120 deputetë. “Duhet të përcaktohet numri i madhësisë së pjesëmarrësve gjatë votimit dhe këtë shumicë e kemi pasur sot, prandaj ishte e nevojshme që seanca të vazhdonte,” shtoi ai.

Ai kritikoi pamundësinë që të arrihej një zgjidhje e tillë, duke e quajtur një papërgjegjshmëri të qartë nga ana e kryetarit të parlamentit dhe të koalicionit aktual qeverisës. Baraliu vuri në dukje se përfaqësuesit e partive politike opozitare gjithashtu kishin një rol të rëndësishëm për të sqaruar çështjet dhe pakënaqësitë para seanca. “Ky dështim është përgjegjësi e të gjithëve, edhe e opozitës,” theksoi ai.

Baraliu kaloi më tej për të folur për situatën aktuale politike, duke e quajtur Albin Kurtin si kryeministër të dorëhequr. Ai po ashtu vuri në dukje se, nëse forma e dorëheqjes nuk është e mjaftueshme, ministrat mund të veprojnë individualisht dhe të dorëhiqen nga detyrat e tyre. “Kemi një Kuvend jashtë mandatit dhe një qeveri që nuk ka më legjitimitet,” tha ai.

Kurse duke u përqëndruar në rregulloren e Kuvendit, Baraliu bëri të qartë se Kurti kishte ofruar kryetarit të Kuvendit një ndihmë ligjore, por se rregullorja që ata vetë e kishin miratuar e lejonte këtë. “Ka një normë në Kushtetutë që përcakton se dorëheqja e kryeministrit sjell përfundimin e gjithë qeverisë, ndryshe nga sa pretendohen disa”]

“Kështu, ministrat nuk kanë nevojë të dorëhiqen individualisht sepse me dorëheqjen e kryeministrit bie në tërësi qeveria,” vazhdoi ai. Baraliu gjithashtu theksoi se Kryeministri Kurti nuk mund të mbajë të dyja pozitat si kryeministër dhe deputet njëkohësisht, duke nënkuptuar se do të duhej të kishte një ndarje të qartë të autoriteteve dhe përgjegjësive.

Me këto fjalë, Baraliu adresoi një shqetësim të madh për situatën aktuale politike dhe rreziku që forcat opozitare po e ngrenë përpara vendit. Ai përfundoi duke theksuar se është koha për një reflektim të thellë dhe një angazhim të pergjegjshëm nga të gjitha palët për t’iu kthyer zhvillimit të vendit dhe përparimit të procedurave parlamentare.

PROMO

Nga Rubrika