Web Analytics

Projekt-deklaratë për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Botuar nga: InfoKosova

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të jetë seancë solemne në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Koshares dhe tjetra seancë e rregullt me 39 pika të rendit të ditës.

Seanca solemne do të mbahet në ora 10:00, ndërkaq ajo e rregullt në ora 11:00.

Në seancën e rregullt pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është pika e 33 e rendit të ditës.

Në këtë seancë po ashtu janë në rend dite edhe Marrëveshja me Danimarkën për burgjet dhe marrëveshje tjera ndërkombëtare të cilat për muaj të tërë nuk po aprovohen në mungesë të kuorumit. /Telegrafi/

Të FUNDIT