“Pse Dolce e jo Elijona?” – Londrimi thyen heshtjen dhe jep përgjigjen që po komentohet kudo

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ka sqaruar për herë të parë një nga pyetjet që ka nxitur më së shumti kureshtje mes fansave të tij.

Gjatë paraqitjes në eventin e organizuar nga Tayna për tetëvjetorin e karrierës së saj, Londrimi u pyet rreth pjesëmarrjes së Dolce Gela në videoklipin e ri të tij, një detaj që ka bërë bujë në rrjetet sociale ditët e fundit.

Pyetja që iu drejtua artistit ishte e drejtpërdrejtë:

“Pse Dolce dhe jo Elijona apo Aurora?”.

Përgjigjja e tij nuk kaloi pa vëmendje.

“Kur të del kënga e kuptoni pse. Qysh e keni ‘leak’ edhe ju Prive-ja, është videoklip sensual. Normal që personat tjerë nuk kanë mundur me qenë protagonist në videoklip”, u shpreh ai.

Deklarata e Londrimit ka nxitur menjëherë reagime në rrjet, ku shumë ndjekës kanë nisur të diskutojnë jo vetëm për videoklipin e ri, por edhe për raportet e tij me ish-banorët e BBVK-së.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe fakti se gjatë eventit u vu re një distancë mes Londrimit në njërën anë dhe Elijona Binakaj e Klodian Mihaj në anën tjetër, gjë që ka ushqyer më tej spekulimet e fansave.

Megjithatë, artisti nuk ka komentuar asgjë lidhur me këto aludime, duke preferuar të fokusohet te projektet e reja muzikore.

Tashmë mbetet të shihet nëse videoklipi i shumëpërfolur do të justifikojë kuriozitetin e madh që ka krijuar para publikimit.

Nga Rubrika