Olta Gixhari ka qenë një ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aktorja e njohur është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ish-banorja e BB VIP ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj.
Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.
“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.
“Aspak.
Unë Arminën kam shoqe të mirë.
Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.
Shiko postimin: