Pse nuk ndodhi bashkëpunimi në mes të Taynës dhe Yll Limanit? Tayna tregon gjithçka

Artistja e njohur Tayna ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë me moderatorin Meriton Mjekiqi, ku ka folur gjerësisht për projektin e saj më të ri, albumin me titull “Genesis”.

Gjatë kësaj bisede, ajo ka ndarë detaje rreth punës disamujore dhe përzgjedhjes së bashkëpunimeve që plotësojnë mozaikun e këtij albumi.

Kur erdhi puna te bashkëpunimet, Meriton Mjekiqi nuk la pa përmendur emrin që të gjithë po prisnin: Yll Limanin.

Ndonëse një duet mes tyre ishte kërkesë e vazhdueshme e publikut, artistja bëri të ditur se pavarësisht planeve fillestare, rrethanat ndryshuan gjatë procesit të punës.

“Kemi pasur me bë bashkë me Yllin, po ka qenë në moment të fundit,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se rrethanat e momentit nuk e lejuan finalizimin e këngës për këtë projekt specifik.

Më tej, reperja komentoi edhe tregun aktual muzikor dhe rrymat që po dominojnë.

Ajo theksoi se përzgjedhja e bashkëpunimeve në “Genesis” ka qenë shumë e kujdesshme, duke u bazuar te përshtatshmëria e zhanreve.

Tayna u shpreh se shumë artistë sot po eksperimentojnë me zhanre që nuk përshtaten domosdoshmërisht me frymën e albumit të saj.

Edhe pse pranoi se me pak sforcim do të mund t’u gjente një vend edhe kolegëve të tjerë, ajo u tregua e prerë se bashkëpunimet që ka zgjedhur janë ato të duhurat për të ruajtur konceptin e “Genesis”.

Në fund të fundit, ‘Genesis’ është pasqyra e asaj që Tayna përfaqëson sot në muzikë: një artiste që i jep përparësi harmonisë artistike mbi çdo gjë tjetër.

Duke përzgjedhur me kujdes bashkëpunimet që i përshtaten konceptit të këtij projekti, ajo u ka dhënë fansave një album ku çdo notë rezonon me vizionin e saj.

Ndonëse bashkëpunimi me Yllin mbetet një dëshirë e hapur për të ardhmen, këtë herë Tayna ka zgjedhur t’i qëndrojë besnike frymës specifike të ‘Genesis’, duke premtuar cilësi dhe vërtetësi në çdo këngë. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika