Publikimi i aktgjykimit të Thaçit, Vlora Çitaku kërkon transparencë nga Haga

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për publikimin e plotë dhe të paedituar të aktgjykimit që ka rezultuar në dënimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ajo theksoi se është e papranueshme të dënoheshin çlirimtarët e një populli, ndërsa aktgjykimi që ka sjellë këtë vendim të rëndësishëm të mbetet i mbyllur për publikun.

“Populli duhet të dijë mbi çfarë ‘faktesh’ dhe ‘dëshmish’ është ndërtuar një vendim kaq i rëndësishëm për katër burrat që ende janë gjallë. Ata, kur veshin uniformën me tri shkronjat e arta, kanë qenë më afër vdekjes se sa jetës,” ka shkruar Çitaku në reagimin e saj.

Reagimi i plotë

Nuk është e drejtë të dënoheshin çlirimtarët në emër të popullit dhe pastaj të mos publikohet aktgjykimi i plotë, pa asnjë redaktim, mbi të cilin është bazuar ky dënim.

Duhet të jetë i plotë. Pikë e presje.

Populli duhet të dijë se mbi çfarë ‘faktesh’ dhe ‘dëshmish’ është ndërtuar ky vendim ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse ata, kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, kanë qenë më afër vdekjes se sa jetës.

Prandaj, publikojeni të plotë. Pa redaktime.

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika