Web Analytics
E premte, 25 Korrik, 2025
21.8 C
Pristina

Publikohen momente nga ceremonia e marteses së Teuta Rugoves me Agron Gjeloshin

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një ceremoni private dhe të mbushur me emocion, Teuta Rugova, vajza e vetme e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar sot me martesë lidhjen e saj me Agron Gjeloshin.

Çifti u martua në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, ku ceremonia u drejtua nga Kryetari i Komunës së Prishtinës.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë familjare.

Teuta Rugova, e njohur për angazhimin si ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, ka ruajtur gjithmonë një profil të rezervuar publikisht, duke mos qenë asnjëherë pjesë e zhurmës mediatike rreth jetës së saj private.

Martesa e saj me Agron Gjeloshin shënon një hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika