Alba Pollozhani të shtunën në mbrëmje është rrëzuar keq në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo ka rënë me kokë në tokë dhe pavetëdije, duke bërë kështu që të shkoj me urgjencë në spital.
Më pas u publikuan disa pamje nga spitali, ku edhe po merrte trajtimin e duhur.
Rezultatet i dolën mirë nga e gjithë kjo, ndonëse pamjet ishin tejet të rënda.
Edhe pas publikimit të klipit, Alba tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që banorja bën veprime të tilla, ndonëse ky ishte momenti më i rëndë.
Sidoqoftë, gjendja e saj tani është stabile dhe ndodhet në BBVK.