Web Analytics
E shtunë, 31 Janar, 2026
4.4 C
Pristina

“Puth kunatën në buzë, luan me 46-vjeçarë, flirton me…” Rogerti shpërthen ndaj Selin: Je antivlera e femrës…

Një debat i ashpër ka shpërthyer në “Big Brother”, ku Rogerti ka akuzuar Selinën për të qenit antivlera e femrës.

Çfarë ndodhi në këtë përballje dhe si u shprehën ata për marrëdhëniet e tyre dhe të tjerëve brenda shtëpisë?

Rogerti e nisi debatin me fjalë të rënda, duke e quajtur Selinën një femër pa vlerë. Ai e akuzoi atë se po përpiqej të krijonte një imazh të rremë për publikun, duke e lidhur këtë me marrëdhëniet e saj me kunatën e tij, Gretën.

Selin, e cila mbajti një qëndrim më të qetë, iu përgjigj me fjalë të thjeshta, duke e sfiduar Rogertin për akuzat e tij. Ajo e theksoi se çdo person ka të drejtën të shprehë veten dhe se nuk duhet të gjykohet për zgjedhjet e tij.

Pjesë nga debati:

Rogerti: “Puth kunatën në buzë tani dhe je në terezi, tregoi shqiptarëve se si puthesh me kunatën dhe si krijoni histori false me baba 46-vjeçarë, marrina e ça krijon ti në trurin tënd. Flirtime me Dj Xuxukun, se ça i bën atij të shkretit, e ke fikur atë të shkretin.”

Selin: “Ok, super”

Rogerti: “Nuk mund të vish ti këtu me atë bukurinë tënde për t’a fituar Big-un. Bigu do gjak, djersë dhe do burrneshë. E kishe burrneshë”

Selin: “E ti ça ke nga këto?”

Rogerti: “Ti nuk je burrneshë”

Selin: “Ti ça ke nga këto?”

Rogerti: “Gjakun e djersen i kam”

Selin: “Po burrëri s’ke, jo. Ok, burrneshën ma ke lënë mua”

Rogerti: “Ke për ta kuptuar burrërinë time. Burrëria ime është që je rritur që nga fillimi deri në fund, njësoj të njëjtat histori, që ishte për të mbështetur ty, për të shkuar në finale dhe për të fituar. Siç e lamë dakord bashkë. Je një femër total pavlerë”

Selin: “Po ndonjë gjë tjetër?”

Rogerti: “Ti je antivlera e femrës në Big Brother këtu. Shqiptarët gjithandej duhet t’a kuptojnë se ti nuk je ajo që shitesh për të qenë në Prime, finish.”

Nga Rubrika