Një natë magjike në Paris ka zbuluar një lidhje të papritur mes dy artistëve të njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula. Ajo që fillimisht dukej si një thashethem, tani po merr formë si një histori dashurie që po tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Gjatë një eventi në Circoloco Paris, dyshja është filmuar duke u puthur dhe duke shijuar momentet së bashku. Pamjet e tyre të ngrohta kanë bërë xhiron e mediave sociale, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Ky moment i papritur ka bërë që fansat të pyesin: A është kjo një lidhje e re apo thjesht një shprehje e miqësisë? Mediat rozë kanë raportuar për një lidhje të mundshme mes tyre, por deri tani asnjëri nga ata nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Xhensila, nënë e dy fëmijëve nga martesa me aktorin Besart Kallaku, ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale. Pas ndarjes nga Kallaku, ajo ka qenë në fokusin e mediave për çdo lëvizje të saj.
Ndërkohë, Ledri Vula, një nga emrat më të njohur në muzikën shqiptare, gjithashtu ka pasur një histori të gjatë në jetën e tij personale, e cila ka qenë gjithmonë në vëmendjen e publikut. Kjo ka bërë që çdo moment i tij të analizohen me kujdes nga fansat dhe mediat.
Në këtë kontekst, takimi i tyre në Paris ka sjellë një valë reagimesh dhe komentesh, duke e bërë atë një nga temat më të diskutueshme të momentit. A është ky një fillim i ri për dy artistët, apo thjesht një aventurë e momentit?
Shihni videon: