Web Analytics
E martë, 16 Dhjetor, 2025
-1.4 C
Pristina

Qëllohet me armë zjarri personazhi i TikTok

Personazhi i njohur i rrjetit social Tik-Tok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

A2 CNN-i mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re.

Sipas policisë së Durrësit, i riu është plagosur me armë zjarri në parakrah dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Fabion Kuçi është një figurë mjaft aktive në Tik-Tok, i njohur edhe për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga Rubrika