E diel, 20 Prill, 2025
9 C
Pristina

Qëndroi i izoluar për gati 6 muaj, Gjesti habit me deklaratën në natën finale të Big Brother

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sonte finalizohet edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania 4 që theu çdo rekord shikueshmërie.

Të pyetur nga moderatori Ledion Liço, banorët treguan sesi ishte kjo javë e fundit. Kjo periudhë ka qenë e mbushur me përvoja të paharrueshme, dramë dhe emocione të forta, duke bërë që çdo moment të ndihej intens dhe i veçantë.

Gjesti u shpreh se do i mungojë shumë shtëpia e Big Brother dhe se do e shtynte edhe një muaj tjetër aty. Ai u ndje i lidhur me ambientin dhe bashkëbanorët, duke u shprehur se ishin krijuar miqësi të forta gjatë kohës së tij në program.

“Jo dhe javë aq e gjatë, ka qenë e mbushur plot me emocion”- tha Egli. Pjesëmarrësit e tjerë, duke parë se java e fundit kishte sjellë shumë drama dhe tension, ishin të gjithë të emocionuar për çdo moment që kaluan së bashku. Disa prej tyre shprehën dëshirën për ta jetuar këtë eksperiencë edhe një herë, duke theksuar se çdo gjë ishte e veçantë për ta.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet, jam vetvetja 100%”- tha Gjesti.

Ky moment për të ishte një reflektim mbi transformimet që përjetoi gjatë qëndrimit në shtëpi, dhe mbi mënyrën se si interaksioni me banorët e tjerë e ndihmoi atë të rritet si individ.

PROMO

Nga Rubrika