E hënë, 7 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Qeveria aprovon kërkesën e ministrisë për rritjen e kufirit të shpenzimeve prej 10 milionë euro për rehabilitimin e Linjës 10

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Kabineti qeveritar ka aprovuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:

-Habib Basholli;

-Nasuf Mjekiqi;

-Bahri Karaça;

-Avdi Mjeku;

-Hasan Preteni;

-Kaltrinë Demiri.

Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

“Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Nga Rubrika