Web Analytics

Françeska hap “Kutinë e Pandorës”, reagon ashpër ish banorja e BBVA

Botuar nga: InfoKosova

Françeska Murati ishte banorja që u dhënë mundësia nga “Vëllai i Madh” për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

Ajo çoi në televotim përfshirë veten, Erjolën, Rozën dhe Heidi-n, e cila ishte nën nominim.

“I drejti zhytet, por s’mbytet,” tha ajo, duke shprehur qëndrimin e saj.

Pak minuta më pas, një reagim i ashpër erdhi nga Sara Gjordeni, e cila shprehet me ironi:

“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza. Më vjen keq Erjola, sepse nuk ke mbështetje. TURP.”

Rikujtojmë që Sara Gjordeni është përjashtuar nga formati i “BBV3” pasi pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit, duke treguar tensionet mes tyre që vazhdojnë edhe në pasqyrën e mediave sociale.

Shiko foton:

Screenshot

Të FUNDIT