Një situatë mjaft e tensionuar dhe e pakëndshme ka ndodhur gjatë fundjavës që lamë pas në një ndeshje basketbolli në Prizren.
Ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Sasa, ka rënë pre e ofendimeve të rënda nga ana e tifozëve vendas të Bashkimit.
Ndeshja e mbajtur të dielën, e cila u përmbyll me fitoren e skuadrës së Trepçës, ka degjeneruar në thirrje dhe kore fyese në tribuna.
Siç mëson Prive By Liberta Spahiu, shkak për këtë situatë u bë pikërisht fakti se Sasa po bënte tifo për Trepçën. Ky pozicionim i saj ka çuar në reagimin e menjëhershëm dhe mjaft të ashpër të tifozërisë vendase.
Sasa nuk ishte e vetme në palestër; ajo po e ndiqte ndeshjen nga afër e ulur në tribuna së bashku me miken e saj, Bia Khalifën.
Në videot që po bëjnë xhiron e rrjetit, dëgjohen qartë thirrjet dhe ofendimet e rënda drejtuar ish-banores, ku tifozët prizrenas dëgjohen duke bërtitur me të madhe që ta nxjerrin atë jashtë palestre.
“Qite k*rvën jashtë,” dëgjoheshin njëzëri duke thënë tifozët e Bashkimit teksa Sasa e përballonte korin e ofendimeve me qetësi dhe buzëqeshje të lehtë.
Ky moment ka nxitur debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë dënuar sjelljen e tifozëve, duke e konsideruar të tepërt dhe të papranueshme gjuhën e degraduar të përdorur ndaj vajzave në ambientet sportive.