Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një nga figurat më të përfolura e më të komentuara këtë sezon është padiskutim Toney.
Energjik, i drejtpërdrejtë dhe plot karizëm, ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut që nga hyrja e tij e parë në shtëpi.
Por tashmë, publiku ka mësuar edhe një detaj që deri më sot ishte i panjohur për shumëkënd: emri i tij i vërtetë është Artan Misini.
Ky zbulim ka bërë bujë në rrjete sociale, duke shtuar edhe më shumë diskutime rreth tij dhe mënyrës se si ai po luan lojën brenda shtëpisë.
Përkundër famës së re që po mbledh dita-ditës, Toney vazhdon të mbetet vetvetja – spontan, i sinqertë dhe shpeshherë plot humor.
Së fundmi, ai ka tërhequr vëmendje edhe me afrimitetin që po krijon me Benitën.
Ditët e fundit, dyshja janë parë më të afërt se kurrë, duke shkëmbyer batuta, përkëdheli dhe momente të ngrohta.
Madje, gjatë ditës së sotme, Toney – ose më saktë Artani – i është drejtuar Benitës me emra përkëdhelës, duke e komplimentuar për aromën.
“Hajde bre zemër këtu, hajde bre shpirt.
Qysh po të vjen era e mirë”, është shprehur ai, duke e bërë skenën të komentohet gjerësisht në rrjet.
Publiku tashmë është i ndarë: disa mendojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi, ndërsa të tjerë besojnë se Toney po luan fort kartat e tij brenda lojës.
Megjithatë, një gjë është e sigurt – Artan Misini, i njohur si Toney, po vazhdon të jetë një nga figurat më qendrore dhe më të klikuara të këtij edicioni.
Me afrimitetin me Benitën që sa vjen e shtohet, mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë ai në vazhdim.
Një gjë është e qartë: publiku po e ndjek çdo lëvizje të tij.