Reagimi i papritur i familjes së Ilirit pas komplimenteve të Mozës (VIDEO)

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” ka sjellë momente të paharrueshme që vazhdojnë të diskutojnë në rrjetet sociale, duke e bërë këtë spektakël një nga më të komentuarit e sezonit.

Një nga momentet më të veçanta ishte ai që lidhet me Mimoza Ahmetin dhe Ilir Shaqirin, dy figura kyçe të këtij edicioni, të cilët krijuan një lidhje të veçantë gjatë qëndrimit të tyre në fermë.

Gjatë natës finale, pak para shpalljes së fituesit, Mimoza mbajti një fjalim emocionues, ku për Ilirin kishte fjalë të veçanta vlerësimi.

Ajo theksoi se balerini kishte një rol të rëndësishëm në dinamikën e fermës, duke testuar karakterin e çdo konkurrenti me një qasje të veçantë dhe të suksesshme.

Ndërsa Moza fliste për Ilirin, kamera u fokusua te familjarët e tij, ku gruaja dhe vajza e Ilirit shfaqnin reagime të natyrshme që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Pamjet e këtij momenti po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku shumë ndjekës komentojnë për gjuhën e trupit dhe shprehjet e tyre gjatë fjalimit të Mimoza Ahmetit.

Interesi për këto reagime është i lartë, veçanërisht për shkak të afërsisë që u krijua mes Mozës dhe Ilirit gjatë javëve të fundit në fermë.

Vetëm disa orë përpara, ata kishin zhvilluar një ceremoni simbolike martese si pjesë e një loje brenda spektaklit, duke shkëmbyer edhe puthje në buzë, një moment që u komentua gjerësisht nga publiku.

Nga Rubrika