Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në spektaklin “Ferma VIP 3” ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të publikut, por edhe të miqve dhe ish-kolegëve të tij nga “Big Brother VIP 1”.
Një ndër to që ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi është këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Sapo balerini dhe fituesi i BBV1 ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij përmes një postimi në Instagram me mbishkrimin “Fermeri më i ri i @fermavip.al ❤️”, Beatrix nuk ka hezituar t’i lërë një koment mbështetës.
Ajo ka shkruar “Ehaaaaa 🥳✨”, duke treguar entuziazëm dhe duke e uruar në mënyrën e saj për këtë aventurë të re televizive.
Ky reagim tregon se pavarësisht kohës që ka kaluar nga përfundimi i formatit ku ata bashkëjetuan, raportet e tyre miqësore janë ruajtur dhe mbështetja vazhdon të jetë aty për projektet e reja të njëri-tjetrit.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i Ilirit në këtë sfidë krejtësisht ndryshe brenda fermës.
