Reagon Gjesi pas lirimit: Ka shumë sene që hala nuk i dini..

Gjesti, artisti i njohur, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi, duke ndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale.

Pas një periudhe të vështirë, ai ka shprehur falënderimin e tij për mbështetje dhe ka bërë një sqarim të rëndësishëm për situatën e tij. “Shëndoshë e mirë, afër familjes time. Ju dua e faleminderit 100 herë për përkrahjen e mesazhet e mira”, ka shkruar ai në InstaStory.

Artisti pejan ka pranuar se nuk ka kaluar një periudhë të lehtë dhe ka kërkuar falje për shqetësimin që ka shkaktuar. Ai ka theksuar se po vazhdon me procedurat ligjore ndaj kompanisë “Onima”, për keqtrajtimet që ka përjetuar gjatë viteve.

“Sqarim”

“Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua, edhe po e ndjej të nevojshme me adresu se çka ka ndodh. Fillimisht po dua me pranu që kam bërë gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kam shkaktuar te stafi.”

Gjesti shpreh keqardhje të thellë për situatën dhe thekson se ndjehet shumë pishman. Ai e përshkruan veten si një njeri të zakonshëm, duke theksuar se torturat e vazhdueshme e kanë çuar në këtë gjendje.

Faleminderit për mbështetje, ai shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto momente të vështira. “Më keni dhënë forcë në momente të vështira”, thekson ai.

Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e tij, Burim Azemin dhe Artan Çerkinin, për profesionalizmin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ai njofton se në bashkëpunim me ta dhe menaxhmentin, kanë nisur procedura ligjore ndaj kompanisë Onima.

“Ka shumë gjëra që akoma nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt”, paralajmëron ai, duke sugjeruar se situata do të zhvillohet më tej. Ai shpreh besimin se muzika e tij do të vazhdojë, pavarësisht pengesave.

“Muzikën nuk mundet me ma ndal askush”, përfundon ai, duke shprehur optimizëm për të ardhmen. “Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë.”

Gjesti”.

Nga Rubrika