Learta Jakupi dhe bashkëshorti i saj, Kushtrim Salihu, kanë ndarë së fundmi disa momente të mrekullueshme nga pushimet e tyre familjare.
Çifti, të cilët njihen për elegancën dhe harmoninë e tyre, kanë pozuar së bashku me dy fëmijët e tyre, Matinen dhe Matinin, duke treguar një stil të veçantë dhe të kombinuar në veshje.
Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, familja është parë e veshur të gjithë në të zeza, duke theksuar kështu një elegancë dhe unitet të rrallë.
Matina dhe Matini, të dy në të njëjtën linjë me prindërit e tyre, shfaqen shumë të lumtur dhe të dashur në këto momente të veçanta familjare.
Këto imazhe kanë ngjallur shumë reagime pozitive nga ndjekësit e Leartës, të cilët gjithmonë e vlerësojnë stilin e saj të veçantë dhe përkushtimin ndaj familjes.
Kombinimi i veshjeve të tyre në ngjyrë të zezë reflekton një ndjenjë klasike dhe elegancë, duke u bërë një frymëzim për shumë familje që ndjekin çiftin në rrjetet sociale./InfoKosova/
Shiko fotot: