Web Analytics
E hënë, 29 Shtator, 2025
14.1 C
Pristina

Reja e tyre promovon librin, Mihrija dhe Naimi i këndojnë me dashuri

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione, art dhe muzikë.

Tringa Berisha, reja e këngëtarëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka promovuar librin e saj të ri, “Një copë shpirti”, në një ngjarje që do të mbahet mend për shumë kohë.

Një moment i veçantë ishte prania e vjehrrës dhe vjehrrit të Tringës, Mihrijes dhe Naimit, të cilët i dhuruan asaj një surprizë të paharrueshme duke kënduar për të.

Ky akt i thjeshtë, por i mbushur me dashuri, e bëri promovimin edhe më të veçantë dhe emocionues për të gjithë të pranishmit.

Tringa ndau mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e mbështetën në këtë udhëtim, përmes një postimi në Instagram.

Ajo shprehu falënderime të thella për dashurinë dhe mbështetje që ka marrë nga ata që e rrethojnë, duke theksuar rëndësinë e komunitetit në suksesin e saj.

Libri “Një copë shpirti” është më shumë se një thesar letrar; ai është një burim frymëzimi për të gjithë ata që përballen me sfida në jetën e tyre. Tringa inkurajon lexuesit të mos dorëzohen kurrë dhe të ndjekin pasionet e tyre me vendosmëri.

PROMO

Nga Rubrika