Remzie Osmani zbulon dhuratën e çmuar që ia bëri mbesës

Që nga debutimi i saj në muzikë në vitin 1977 me këngën “Lute lute nëna bijen”, Remzie Osmani ka vazhduar të jetë një figurë e njohur dhe e dashur për publikun, duke sjellë qindra këngë dhe albume të suksesshme.

Ajo është një emër që nuk ka ndaluar kurrë së punuari, duke u angazhuar me pasion në artin e saj.

Me kalimin e viteve, Remzie Osmani ka treguar se është më shumë se një këngëtare; ajo është një nënë, gjyshe dhe vjehërr e përkushtuar, e cila e vlerëson thellësisht rolin e saj në familje.

“Ardhja e mbesës time Emës ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime.

Ajo më ka sjellë një lumturi të pakufishme. Të bëhesh gjyshe është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka shprehur ajo me emocion në një intervistë të fundit.

Remzie, e cila tani është gjyshe e një mbese dhe një nipi, ka ndarë me ne se dhurata e saj e parë për mbesën ishte një djep, një simbol i dashurisë dhe kujdesit të saj për të voglën.

Nga Rubrika