Web Analytics
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
-4.9 C
Pristina

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve 2025: LVV në epërsi, numërimi vazhdon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, ku deri më tani janë numëruar rreth 41% e votave në nivel vendi.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! prin me 48.79% të votave të numëruara deri tani, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.85% të votave të deritanishme.

Koalicioni AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.73%, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.26% të votave. NISMA Socialdemokrate aktualisht ka 1.65%.

Numërimi i votave po vazhdon në qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, ndërsa rezultatet pritet të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga komunat ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit.

Nga KQZ është bërë e ditur se këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë ende votat me kusht, votat e diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo përditësim të ri të rezultateve, ndërsa pritet që në orët dhe ditët në vijim të krijohet një pasqyrë më e qartë mbi përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Nga Rubrika