Sasa Hoda ka ndarë një rrëfim të thellë dhe prekës me ndjekësit e saj, duke reflektuar mbi një nga periudhat më të errëta të jetës së saj.
Dhjetë vjet pas një beteje të ashpër me shëndetin, ajo sot shpreh mirënjohje për çdo moment që i është dhënë, duke buzëqeshur me gjithë zemër.
“Një dekadë më parë, isha e shtrirë në shtrat spitali, pa e ditur nëse do të kisha mundësinë të buzëqesh sërish. Sot, buzëqesh me gjithë zemër sepse ia dola. Nuk është thjesht një përvjetor, por një rilindje për mua. Jam mirënjohëse për jetën, shërimin dhe forcën që nuk e dija se e kisha”, ka shkruar Hoda në një postim të saj në InstaStory.
Kjo histori e saj lidhet ngushtë me përballjen me një sëmundje të jashtëzakonshme dhe të rrallë, e njohur si ‘Hemangioma diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna’, një diagnozë që prek vetëm një numër të kufizuar personash në botë.
Sëmundja përfshin zhvillimin anormal të enëve të gjakut dhe vështirësitë në kontrollimin e qarkullimit të gjakut, duke e bërë trajtimin një sfidë të madhe për mjekësinë.
Ajo ka treguar se ishte një nga rastet e pakta që përballi këtë sëmundje dhe se mori një rrezik të madh duke iu nënshtruar një operacioni kirurgjik për trajtim.
Sasa Hoda u bë personi i parë që provoi këtë lloj trajtimi për pacientët me këtë diagnozë, duke hapur kështu një rrugë të re për të tjerët.
Sot, pas një dekade, ajo e sheh atë periudhë si një luftë për mbijetesë, por gjithashtu si një kapitull që e ka forcuar dhe e ka bërë më të fortë se kurrë./Telegrafi
