Rita Ora rikthehet në skenë me një rol historik në New Year’s Rockin’ Eve

Rita Ora vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare, duke u angazhuar sërish në një ngjarje që do të tërheqë vëmendjen e miliona amerikanëve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është konfirmuar si bashkëprezantuese e spektaklit të njohur “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, një prej ngjarjeve më të mëdha televizive që feston ndërrimin e viteve në Shtetet e Bashkuara.

Rita do të bashkëpunojë me prezantuesin e njohur Ryan Seacrest, duke udhëhequr festën madhështore nga Times Square në New York, ku çdo vit mblidhen mijëra njerëz për të pritur Vitin e Ri.

Edicioni i këtij viti sjell një risi të veçantë, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë.

Për herë të parë në historinë e spektaklit, transmetimi do të jetë i disponueshëm drejtpërdrejt në platformën Disney+, përveç transmetimit tradicional në televizionin amerikan ABC.

Kjo risi pritet të zgjasë shtrirjen e një prej programeve më të ndjekura të natës së Vitit të Ri, duke e bërë atë më të aksesueshëm për publikun.

Për Ritën, ky nuk është angazhimi i parë në këtë spektakël. Ajo është bërë tashmë një fytyrë e njohur e këtij organizimi, duke u rikthyer sërish në rolin e bashkëprezantueses.

Nga sukseset në muzikë te angazhimet në televizion dhe industrinë e modës, Rita Ora vazhdon të jetë një prej emrave shqiptarë më të pranishëm në skenën ndërkombëtare.

Më 31 dhjetor, ajo do të jetë sërish në zemër të New Yorkut, për të numëruar sekondat e fundit të vitit 2026 dhe për të mirëpritur vitin 2027 para miliona shikuesve. /Prive By LS

Nga Rubrika