Robert Berisha ka ndarë me ndjekësit një moment nga një prej koncerteve të tij, duke përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës për pasionin që kërkon skena.
Në fotografinë e publikuar, këngëtari shfaqet gjatë performancës para publikut, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Kur del në skenë, dil me krejt shpirtin… O dil, o mos dil”.
Me këto fjalë, Berisha duket se ka dashur të theksojë se për të, skena kërkon përkushtim, emocion dhe energji të plotë.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtagun #summer2026, duke lënë të kuptohet se artisti vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte gjatë kësaj vere.