Një situatë e ndodhur javën që lamë pas mes Tanit, Rogertit dhe Brikenës u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova.
Pamjet e fundit, ku Tani dhe Rogerti iu futën në shtrat Brikenës, shkaktuan reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Kjo skenë ka ngjallur debate të forta, duke e bërë publikun të pyesë nëse këto veprime janë të pranuara në kuadër të lojës apo janë tejet provokuese.
Rogerti, një nga protagonistët e ngjarjes, shprehu mendimin e tij mbi situatën duke thënë se gjithçka ishte një provokim nga ana e Brikenës. Ai theksoi se ajo e ka quajtur veten “Divë” dhe se sillet si të ishte në kontroll të plotë të situatës brenda shtëpisë.
Me një ton të vendosur, Rogerti theksoi se nuk ndjehet i penduar për veprimet e tij dhe se do të vazhdojë t’i bëjë jetën “ferr” Brikenës. Kjo deklaratë ka shtuar tensionin mes banorëve, duke lënë të kuptohet se situata mund të përkeqësohet.
Edhe Mateo ka reaguar ashper ndaj Rogertit dhe Artanit: ‘Oordiner. O njeri i fëlliqur. Po fare nuk të lë të flas. Dy ordinerë. Dy idiotë. O i pacipë’ tha ai.
Reagimet e publikut kanë qenë të ndara, me disa që e mbështesin Rogertin dhe të tjerë që e kritikojnë për sjelljen e tij. Kjo ka hapur një debat të gjerë mbi etikën e lojës dhe kufijtë e saj, duke e bërë këtë ngjarje një temë të nxehtë diskutimi.
