Rogerti shpërthen ndaj Ledion Liços: Çfarë ndodhi mes tyre që nuk e fal kurrë?

Rogert Sterkaj ka bërë deklarata të forta për marrëdhënien e tij me Ledion Liçon, duke sugjeruar se mes tyre ekziston një situatë e tensionuar që ai e konsideron të pazgjidhur.

I ftuar në emisionin “Radar”, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” shprehu mendimin e tij për moderatorin e formatit, duke theksuar se Ledioni nuk e ka mbështetur gjatë qëndrimit të tij në reality show.

“Ledion Liço s’ka dashur me më pa me sy të ballit, ai ka bërë më keq”, u shpreh Rogerti.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata që erdhi menjëherë pas kësaj. Sterkaj nënvizoi se moderatori kishte bërë diçka ndaj tij që ai nuk ka ndërmend t’ia falë, por vendosi të mos e zbulojë publikisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Ai ka pasur një diçka që unë s’ia fal kurrë, por atë do ia them vetëm personalisht, live, çfarë ka bërë ai njeri ndaj meje”, tha Rogerti në “Radar”.

Sterkaj nuk dha detaje të tjera dhe nuk sqaroi se cilit episod i referohej, duke lënë të hapur shumë pyetje për ndjekësit e tij. Kjo situatë krijon një atmosferë misteri rreth marrëdhënies së tyre.

Rogerti ka qenë kritik ndaj Ledion Liços edhe më herët, pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”, por këtë herë ai la të kuptohet se ekziston një çështje më serioze mes tyre që, për momentin, nuk dëshiron ta zbulojë publikisht.

Mbetet për t’u parë nëse Sterkaj do ta zbulojë më vonë episodin për të cilin foli, apo nëse, siç deklaroi vetë, do të zgjedhë t’ia thotë Ledion Liços vetëm përballë, duke e lënë publikun në pritje të një zhvillimi të ri.

Nga Rubrika