Rozana Radi ngacmon Selinën për Gimbon, ky është reagimi i banores

Mbrëmja e së enjtes në “Big Brother VIP 5” solli një atmosferë krejt ndryshe nga zakonisht, teksa finalistët u surprizuan nga prania e disa të ftuarve specialë.

Moderatorë të njohur të programeve të Top Channel iu bashkuan banorëve për një darkë të veçantë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm biseda interesante, por edhe momente plot humor.

Një nga episodet më të komentuara të mbrëmjes ishte biseda mes Rozana Radit dhe Selinës.

Moderatorja e “Goca dhe Gra”, njëkohësisht finaliste e edicionit të kaluar të BBVIP, e vendosi Selinën përballë një pyetjeje direkte lidhur me jetën e saj pas përfundimit të spektaklit dhe raportin me Gimbon.

Selin: Të shohim tani çfarë ka rezervuar Zoti për mua

Rozana Radi: Do jetosh në Prishtinë ti? Do jetosh atje më duket.

Selin: Jo nuk do jetoj atje.

Ne kemi folur me Gimbon.

Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.

Rozana Radi: Sa dhoma e kuzhinë ke ti?

Selin: Do marr një shtëpi tjetër me qira (qesh).

Jul Deda: Po ti për çfarë e pyet? Shkove gjë ti në Librazhd për të jetuar atje?

Përgjigjja e Selinës la të kuptohej qartë se, pavarësisht afrimitetit me Gimbon, ajo e sheh të ardhmen e saj në Tiranë.

Nga Rubrika