Rrjeti “tërbohet” nga fotografitë e Duas dhe Callumit, aktori shfaqet me shenja në shpinë

Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit, në Itali.

Pak ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasëm madhështore, Dua dhe Callum sërish janë rikthyer në qendër të vëmendjes.

Ata janë fotografuar nga paparacit derisa po laheshin në det, dhe pamjet shumë shpejt u bënë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Çifti duket se nuk po mban duart larg njëri-tjetrit, Një prej fotografive më të komentuara shfaq Callum me gërvishtje të çuditshme në shpinë, teksa një tjetër demonstron Duan dhe bashkëshortin e saj duke u puthur, me këtë të fundit që i kap të pasmet e artistes.

Dua dhe Callum u kurorëzuan në një ceremoni private në Angli, për të bërë një dasëm madhështore disa-ditore në Itali./IndeksOnline/

Nga Rubrika