E premte, 4 Tetor, 2024
17.2 C
Pristina

Ryva Kajtazi merrë vëmendjen e të gjithëve me poza nga Parisi

Ryva Kajtazi, këngëtarja e njohur për zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për stilin e saj të rafinuar dhe transformimin e saj vizual.

Kohëve të fundit, Ryva po vjen me një pamje krejt të re, e cila ka bërë që fansat e saj të habiten dhe të mbeten pa fjalë.

Aktualisht, artistja po shijon një udhëtim në një nga qytetet më romantike dhe të bukura të botës – Parisin.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Ryva ka ndarë momente nga ky udhëtim duke treguar bukurinë e qytetit, por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje është paraqitja e saj në një fustan të kuq elegant pranë kullës Eiffel.

E kuruar deri në detajin më të vogël, Ryva ka zgjedhur një veshje që thekson elegancën dhe shijen e saj për modën.

Fustani i kuq, i kombinuar me aksesorë delikatë, i ka dhënë asaj një pamje të sofistikuar dhe të përmbajtur, ndërsa flokët dhe grimi janë realizuar në mënyrë të përsosur, duke e bërë atë të shkëlqejë në çdo foto.

Pamjet e Ryvës nga Parisi kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë për transformimin e saj të fundit. “Një yll i vërtetë,” “Shumë elegante dhe plot stil,” janë disa nga komentet që kanë shoqëruar postimet e saj.

Shiko fotot:

Nga Rubrika