Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një përplasje të fortë me producenten Olsa Muhameti.
Gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, Jasmina ka ndarë përvojat e saj të vështira në reality show, duke zbuluar tensionet që kanë ndodhur pas kamerave.
Gjatë bisedës, Jasmina ka bërë disa deklarata të forta, duke aluduar për favorizime dhe sjellje të papranueshme nga ana e produksionit.
Ajo ka zbuluar se ka marrë një mesazh privat nga Olsa, i cili përmbante fjalët e rënda: “Sa e pështirë”, duke e akuzuar atë për mungesë mirënjohjeje.
Jasmina ka reaguar ndaj këtij mesazhi duke theksuar se qëllimi i saj nuk ishte të tërhiqte vëmendje, por të ndante një përvojë të vështirë. Ajo ka shpjeguar se nëse do të kishte dashur vëmendje, do ta kishte bërë këtë shumë më herët.
“Fjala mosmirënjohëse nuk më përket. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë qëllimisht në ajër duke përmendur vetëm ‘produksionin’, pa hyrë në detaje,” ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se ka shumë më tepër për të thënë.
Një nga momentet më tronditëse të rrëfimit të saj ishte përvoja në Dhomën e Rrëfimit, ku Jasmina pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga ana e produksionit.
Ajo ka ndarë një episod të veçantë, duke cituar fjalët e rënda që i janë drejtuar. “Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Kjo situatë, sipas Jasminës, tregon mungesën e respektit që ajo ka përjetuar gjatë gjithë qëndrimit të saj në BBVK. Ajo ka theksuar se një sjellje e tillë ishte e zakonshme dhe se nuk ishte e vetme në përvojën e saj.
