E shtunë, 12 Prill, 2025
12 C
Pristina

Samanta bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i unik i bebit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të mrekullueshëm: ajo është bërë nënë për herë të parë!

Përmes një postimi të ëmbël në Instagram, artistja ka publikuar një foto bardhë e zi, ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e saj të porsalindur.

Në përshkrimin e fotos, ajo shkruan me emocion: “E gjithë bota në krahët e mi…”, duke treguar se ndjenja e të qenit nënë është e papërshkrueshme.

Samanta ka zbuluar gjithashtu emrin e veçantë të vogëlushes së saj: Gia Rose, e cila ka ardhur në jetë më 18 mars 2025.

Lajmi është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit dhe miqtë e saj të shumtë, të cilët kanë mbushur postimin e saj me urime të përzemërta.

Urime Samantës për këtë fillim të ri dhe të mrekullueshëm në jetën e saj!

PROMO

Nga Rubrika