Sara dhe Elvana bëjnë “xing” me të njëjtën veshje, cila po duket më bukur

Një ngjarje e veçantë në botën e showbizit shqiptar ka ndodhur, ku dy emra të njohur, Sara Hoxha dhe Elvana Gjata, kanë zgjedhur të veshin të njëjtin jumpsuit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Sara Hoxha ishte e para që e prezantoi këtë veshje të veçantë blu me detaje të bardha në një postim të saj më 7 gusht. Rreth dy javë më vonë, Elvana Gjata bëri të njëjtën zgjedhje, por me një qasje krejtësisht të ndryshme në stilim, duke e bërë këtë ngjarje edhe më interesante.

Jumpsuit-i në fjalë, i quajtur “Verene” nga marka Retrofête, është i disponueshëm në ngjyrën “Santorini/White”. Ky model është i punuar me material të thurur me efekt metalik, duke e bërë atë të duket shumë elegant.

Detajet e bardha dhe elementet dekorative në bel e bëjnë këtë veshje të veçantë dhe të dallueshme, me një çmim që varion nga 400 deri në 475 dollarë, në varësi të platformës ku blihet.

Sara e ka kombinuar jumpsuit-in në një mënyrë më të thjeshtë dhe verore, duke e lënë flokët e saj të lirë dhe duke zgjedhur aksesorë minimalë për ta theksuar stilin e saj.

Ndërkohë, Elvana ka sjellë një transformim të jashtëzakonshëm, duke e stilizuar të njëjtën veshje në një mënyrë më editoriale. Ajo e ka kombinuar jumpsuit-in me një kapelë të madhe bardh e zi dhe doreza, duke krijuar një pamje tërheqëse dhe artistike përmes një seti fotografik.

Kështu, të njëjtën veshje e shohim në dy stile krejtësisht të ndryshme. Tani, pyetja që ngrihet është: cilës prej tyre i rri më mirë kjo veshje? /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika